Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Një ditë pas takimit me Bashën, kryeministri zbulon planin që nxjerr bllof PD-në: Për mua politika është shah!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ditë pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha në presidencë, kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë sqarime të detajuara lidhur me situatën aktuale politike dhe ngërçi me opozitën.

Ai është kthyer pas në kohë duke kujtuar takimin e një jave më parë me dy eurodeputetët në Pallatin e Kongreseve dhe dy pikat e propozuara për daljen nga kriza. Rama tha se dy pikat janë pranuar nga ai për 30 sekonda, por Basha i refuzoi. Ndër të tjera ai thotë se plani i Bashës po e nxjerr bllof, ndërsa pohon me ironi se për të politika është shah dhe jo dam.

FJALA E RAMËS  

Pati një platformë në tavolinë që u pranua nga ne në harkun e 30 sekondave, qoftë nga Meta qoftë nga unë. Pati një takim më pas me McAllsiter dhe Flackenstain me PD dhe u organizua takimi fatkeq i Pallatit të Kongreseve. Fatkeq sepse se kam ndjerë veten ndonjëherë më keq kur dy përfaqësues politikë të dy partive të mëdha vijnë në një ndërtesë dhe shkojnë në dhoma të ndryshme, njëri me një gjerman dhe tjetri me gjermanin tjetër. Pa dyshim kjo ishe zgjedhja e Bashës. Nuk pranonte të ulej në tavolinë pa patur dorëheqjen time më parë.

U vunë dy pika për kompromis. Njëra ishte mundësia për shtyjen e zgjedhjeve në 16 korrik dhe tjetra mundësia për ndryshime në qeveri me disa figura teknike.

Meta ka pranuar menjëherë dhe unë jam shprehur: Nuk i pranoj dhe nuk i refuzoj, por jam gati ti diskutoj me kusht që PD të votojë vettingun.

Nuk mund të ketë shtyrje zgjedhjesh përtej asaj që lejon kushtetuta dhe kodi, pra të bëhen brenda qershorit.

Por, Basha iku nga Pallati i kongreseve duke refuzuar këtë kompromis.

Politika është shah, nuk është dam që luhet si poker. Nëse e luan politikën si dam dhe përdor metodën e pokerit, si bllofi që bëri Basha duhet të marrësh parasyshë edhe koston, nëse bllofi zbulohet. Mund të fitosh shumë, por mund të humbësh gjithcka.

Për mua politika është shah, shahu ka strategji dhe lëvizje pas lëvizje plani shpaloset dhe kur plani zbulohet është mat.

Jemi në kushtet kur nuk mundet dot të harrojmë se nuk jemi një palë që përvec tjerave do bëjmë babysitter-in e palës tjetër dhe një palë që thotë prisni se jam dhe unë.  

Unë e di që kjo aventurë dhe ky bllof patjetër që ka pasoja të rënda për PD por nuk janë ceshtja ime. PS dhe PD janë kundërshtarë. Nuk di ndonjë sport ku njëri kundërshtarë i qanë hallin tjetrit dhe thonë ti je këtu për të më bërë mua të fitoj.

Strategjia e PD ka dështuar me sukses. PD hyri në një aventurë për të marrë peng qeverinë e vendit, reformën në Drejtësi, procesin zgjedhor me idenë qe e vetmja alternative ku PD mund të barazohej me ne është kaosi. Sepse në një proces normal zgjedhor nuk e mund dot koalicionin tonë. Kemi zbuluar planin bllof të kundërshtarit. Si kryeministër e kam detyrimin të bëj që zgjedhjet të jenë më të mira që ka bërë vendi. PD ka kohë që qanë për humbjen e zgjedhjeve që s’kanë ndodhur akoma. Kanë ngrit një mal me akuza për zgjedhje që nuk janë bërë. Historitë me narkorepublikën, kriminelët, dreqin e shejtanit janë strategjia e PD e përkthyer në mesazhe për ata që duan ti dëgjojnë, por s’kanë lidhje me mua. 

Më shumë

spot_img