Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një ditë pas shpërthimit në depozitën e gazit, banorët e Porto Romanos në protestë: të Hiqet fabrika, rrezikohemi

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë pas shpërthimit në depozitën e gazit,

Banorët e Porto Romanos janë ngritur në protestë këtë të diel (19 qershor), një ditë pas shpërthimit që u regjistrua në një nga depozitat në një fabrikë të gazit të lëngshëm. Banorët shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre, teksa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për ta zhvendosur fabrikën.

“Kemi dalë që të hiqet fabrika, nuk e heq kush”, thotë një nga banorët.

“Është i rrezikshëm, e di shumë mirë se si funksionon, na thanë do bëhej fabrikë shampoje, dhe po të ishte për punë bombolash. Nuk jemi kundër biznesit, rrezikohet jeta e qytetarit. Gërdeci nuk duhet të përsëritet, është gjynah”, shprehet një tjetër.

“Nuk duhet të ndodh një Gërdec i dytë, të vijë ministria e Mjedisit, a i takon që ta mbajë këtë biznes në qendër të banuar”, thotë një tjetër banor.

Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, nëse nuk merren masat e duhura.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme (18 qershor), ku shpërthyen disa bombola gazi, pro për fat të mirë zjarri u vu shpejt nën kontroll.  Impianti i gazit te lëngshëm gjendet jashtë zonës së portit ku ndodhen depozitat e kompanive të hidrokarbureve. Ai është ndërtuar së fundmi dhe shërben edhe për mbushjen e bombolave që shërbejnë për gatim në banesa dhe restorante.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.