Hapësire reklamuese

Politikë

Ish presidentët bojkotojnë Ilir Metën, nuk i dalin në mbrojtje dhe shfaqen krah Erjon Veliajt (MESAZHI)

Shkruar nga Newsbomb
Ish presidentët bojkotojnë Ilir Metën, nuk i dalin në

Një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi Presidentin Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me dy ish-presidentë, Alfred Moisiun dhe Bamir Topin.

Ai ka publikuar një foto me dy ish-presidentët në rrjetet sociale, të cilën e shoqëron me një shprehje të John Adams, Presidentit të dytë në historinë e SHBA.

Edhe pse çështja e shkarkimit të Presidentit ka ngjallur debate të shumta, as Moisiu dhe as Topi nuk i kanë dalë në mbrojtje pasardhësit të tyre në Presidencë, duke e bojkotuar.

“Nese veprimet e tua frymezojne te tjeret per te enderruar, mesuar dhe punuar me shume, atehere ti je lider” ~John Adams

Kenaqesi gjithmone takimi me dy presidentet qytetare e frymezues Alfred Mosiu dhe Bamir Topi - Shqiperia e njerezve te mire”, shkruan Veliaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.