Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një ditë pas samitit në Bruksel, Rama: Vendet anëtare vlerësim pozitiv për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë pas samitit në Bruksel, Rama: Vendet anëtare

Një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, kryeministri Edi Rama thotë se vendet anëtare të BE-së vlerësuan me nota pozitive progresin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë një konference për mediat sot, Edi Rama falenderoi skuadrën e Shqipërisë për punën e bërë për negociatat me BE-në.

Më tej, Rama tha se Ballkani Perëndimor është dëgjuar në këtë samit si kurrë më parë. Rama theksoi se Shqipëria dhe BP kanë fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë më parë.

Edi Rama: Vendet anëtare pozitivë për ecurinë e shqipërisë. Nota shumë pozitive për performanvën e skuadrës tonë për negociatat. Këto ditë do organizoj një takim falenderimi për më tej të anëtarëve të kësaj skuadre, e cila në totalin e vetë po të marrim negociatorët, prezantuesit dhe kontribuesit është rreth 1 mijë vetë. I përcjell edhe njëherë falenderimin për përkushtimin dhe disiplinën e 36 ekipeve Përbërëse të kësaj skuadre që kanë lënë një mbresë të shklëqyer. Këtë e kam dëshuar disa herë nga përfaqësuesit e BE. Si kurrë më pare Ballkani Perëndimor është dëgjuar. Kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese