Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Një ditë pas plagosjes në zyrat e PD, Lulzim Basha në Kavajë: Sulm burracak i Edi Ramës! Ndryshimi është i pashmangshëm, fitorja është e jona

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Kavajës, një ditë pas plagosjes me armë zjarri në zyrat e kësaj force politike. Sipas Bahsës, ndryshimi në 25 prill është i pashmangshëm.

“Ndryshimi është i pashmangjshëm, fitorja është në mesin tuaj, fitorja është në mesin tonë. Ne e dimë fare mirë se një njeri i vetëm, i cili për 8 vite me radhë nuk arriti të bëjë gjë tjetër vetëm se shkaktoi plagë në familjen tonë, pati të gjitha pushtetet dhe dështoi, nuk mundet ta ndalë këtë uragan shprese. Vota për ndryshim, vota për fitoren e PD është rruga që do të hapë punën, mirëqenien, integrimin europian të vendit”, tha Basha.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të PD dhe qytetarëve të Kavajës që në 25 prill të votojnë numrin 9. Sipas kreut të PD, sulmi i djeshëm në Kavajës është “sulm burracak i Edi Ramës”.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen. Për ta larguar me votën e Kavajës dhe shqiptarëve të bashkuar njeriun që për tetë vite e mbajti peng vendin, e përzuri rininë, e shkatërroi ekonominë. I ka hyrë frika në palcë e ka kuptuar dhe paniku I humbjes e ka tmerruar si askënd më parë sepse ai më shumë dhe më mirë se asnjëherë e di se më 25 prill Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb. Kavaja ja ka vënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja ajo që u ngrit e para me sakrificën e bijve të saj, ishte Kavaja që nuk u tremb nga diktatura. Është Kavaja që do ti prijë fitores së gjithë shqipërisë.

Padurimi juaj, entuziazmi juaj është një flakë një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu I bekuar që është bereqet I fitores tonë më 25 Prill. Që nuk e mbyll dot dhe nuk e kyç dot as sulmi burracak I Edi Ramës dje po përkundfrazi jemi më të vendosur se kurrë më të fortë ese kurrë jemi më të bashkuar se kurrë për ti dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë çlirimin nga e keqja dhe hapjen e rrugës së ndryshimit.

Ndryshimi është i pashmangjshëm, fitorja është në mesin tuaj, fitorja është në mesin tonë. Ne e dimë fare mirë se një njeri i vetëm, i cili për 8 vite me radhë nuk arriti të bëjë gjë tjetër vetëm se shkaktoi plagë në familjen tonë, pati të gjitha pushtetet dhe dështoi, nuk mundet ta ndalë këtë uragan shprese. Vota për ndryshim, vota për fitoren e PD është rruga që do të hapë punën, mirëqenien, integrimin europian të vendit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img