Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
1kmh
0 %
Enj
12 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Një ditë pas “mësymjes” së Grupit të Rithemelimit në zyrat e PD, ambasadorët shkojnë në selinë blu të takojnë Lulzim Bashën

Lajme të ngjashëm

Ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë kanë shkuar mëngjesin e kësaj të marte në selinë e Partisë Demokratike. Ky takim vjen një ditë pas zhvillimeve në selinë blu, ku anëtarë të Grupit të Rithemelimit me në krye Sali Berishën, shkuan atje dhe mbajtën një konferencë.

Pas dy orësh ku nuk munguan as përplasjet verbale mes militantëve, Grupi i Rithemelimit u largua. Belind Këlliçi deklaroi se persona të armatosur brenda PD i kishin grabitur zyrat. Ai tha për mediat se do të bënte një kallëzim në Polici.

Siç shihet dhe nga pamjet, pas zhvillimeve të djeshme në selinë blu kanë shkuar ambasadorët e tre vendeve të rëndësishme dhe ai i Bashkimit Europian. Ambasadori i BE Luigi Soreca, Yuri Kim e SHBA, Peter Zingraf i Gjermanisë dhe Elisabeth Barsacq e Francës, janë pritur në hyrje të selisë nga Sekretari Gazment Bardhi.

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet ën zyrën e tij me nënkryetarët e Partisë dhe zyrtarë të tjerë. Prania e ambasadorëve sot tregon mbështetjen e tyre për Lulzim Bashën dhe qëndrimin e prerë ndaj deklaratave të mëparshme, se nuk do të përkrahin asnjë person të shpallur “non grata”.

Më shumë