Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Një ditë pas kërcënimit të Joe Biden për ushtarët e vrarë, Amerika dërgon avion pa pilot në Afganistan, thotë se ka vrarë kreun e ISIS-K

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ditë pas kërcënimit të presidentit të SHBA Joe Biden, se ata nuk do të falin dhe nuk do të harrojnë ata që organizuan sulmet me bombë në aeroportin e Kabulit, Komanda Ushtarake Amerikane thotë se ka vrarë liderin e ISIS-K.

13 ushtarë amerikanë dhe 170 civilë afganë e punonjës të sigurisë në Afganistan, mbetën të vdekur si pasojë e dy sulmeve vetëvrasëse me bombë në portat hyrëse të Aeroportit të Kabulit dy ditë më parë, shkruan newsbomb.al. Shteti Islamik i Provincës së Khorasanit (ISIS-K) mori përgjegjësinë për ngjarjen.

“Forcat ushtarake amerikane kryen një operacion kundër terrorizmit sot kundër një ideatori të ISIS-K. Sulmi ajror pa pilot ndodhi në Provincën Nangarhar të Afganistanit,” tha zëdhënësi i Komandës Ushtarake amerikane Bill Urban.

“Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Ne nuk dimë për viktima civile,” vazhdoi Urban.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha në një deklaratë të premten më herët se Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris ishin paralajmëruar nga ekipi i tyre i sigurisë kombëtare se “një sulm tjetër terrorist në Kabul ka të ngjarë”.

Biden dhe ekipi i tij tani po përgatiten për mundësinë e një sulmi tjetër terrorist në ditët e fundit të operacionit të evakuimit, shkruan newsbomb.al. “Kërcënimi është ende atje,” tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA ka evakuuar dhe lehtësuar evakuimin e rreth 109,200 njerëzve që nga 14 gushti.

Kush janë IS-K?

IS -K – Provinca Khorasan e Shtetit Islamik – është degë rajonale e grupit të Shtetit Islamik.

Ky është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan. IS-K u krijua në janar 2015 në kulmin e fuqisë së IS-it në Irak dhe Siri, para se kalifati i saj i vetëshpallur të shkatërrohej nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA.

Ai rekruton xhihadistë afganë dhe pakistanezë, veçanërisht anëtarë të talibanëve afganë të cilët kanë parë organizatën e tyre si ekstreme. “Khorasan” i referohet një rajoni historik që mbulon pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit të sotëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img