Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Një ditë pas hetimeve për Ilir Metën, Ambasadorja Yuri Kim takohet me shefin e SPAK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka pritur sot në ambientet e selisë diplomatike në Tiranë kreun e SPAK Arben Kraja. Ajo thotë se takimi vjen pas vizitës zyrtare që ai zhvilloi në Uashington ditë më parë, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të drejtësisë.

Dje, ambasadorja i ka dalë në krah SPAK pasi u njoftua zyrtarisht nisja e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta. Kreu i këtij institucioni u sulmua nga Partia e Lirisë, e cila nxori një dokument dhe pretendonte bashkëpunimin e Arben Krajës me regjimin komunist.

“Kënaqësi të mirëprisja Kreun e SPAK Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon akoma më shumë bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin fuqimisht punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, dhe ndan një foto nga takimi me Arben Krajën.

1- Lexo edhe: SPAK po heton Ilir Metën, i kërkon KQZ-së formularin e vetëdeklarimit

2- Lexo edhe: SPAK konfirmon se po heton ILIR METËN, ZBULOHET ish-deputeti që e ka KALLËZUAR në PROKURORI

3- Lexo edhe: SPAK nis hetimet, REAGON Meta: Shtatori po vjen, drejtësia e popullit nuk do të ndalet!

4- Lexo edhe: ZBARDHET kallëzimi i ish-deputetit Valteri ndaj Ilir Metës dhe zyrtarëve të tjerë të LSI, ja për se po kërkon SPAK informacion (DOKUMENTI)

5- Lexo edhe: Meta apo Metaj? SPAK pyet Gjendjen Civile për gjeneralitetet e ish-presidentit! A do bëhen “nul” dekretet e firmosura prej tij?

6- Lexo edhe: Hetimet ndaj Metës, zyrtarja e Partisë së Lirisë sulmon kreun e SPAK: Beni, hetuesi i komunizmit të hetojë gjeneralitetet e tij

Më shumë




spot_img








spot_img