Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Një ditë para zgjedhjeve, Edit Harxhi shpreh shqetësimin madhor: Dhe sot e kësaj dite unë ende s’jam pajisur me listën e antarësisë me të drejtë vote

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nga kandidatet për kryetar të Partisë Demokratike, Edit Harxhi ka shprehur shqetësimin madhor një ditë para zgjedhjeve, shqetësim që prej kohësh e kanë ngritur dhe kandidatët e tjerë të PD-së.

Përmes një njoftimi për shtyp Harxhi thotë se asnjë përfaqësues i kandidatëve nuk ka pasur mundësi dhe akses në sistem përsa i takon listës së anëtarësisë, me të cilën do të votohet nesër, më 13 qershor.

Ajo shprehet se që nga shpallja e datës së zgjedhjeve e deri më sot, nuk është pajisur me listën e anëtarësisë me të drejtë vote. Harxhi i bën thirrje Emin Gjanës, kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike që të marrë masat për të mundësuar gjithçka që parashikohet në Statutin e Partisë Demokratike.

Njoftim për shtyp

Në vijim të sa u njoftua gjatë mbledhjes së djeshme, dt. 11 qershor 2021, të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatoj me shqetësim se:

1. Përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe përfaqësuesin tim si audit i të dhënave kompjuterike, z. Irel Elezi, nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e antarësisë, me të cilën do votohet në dt. 13 qershor 2021;

2. Deri tani, ora 16:00 dt. 12 qershor 2021, unë, si një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, ende nuk jam pajisur me listën e antarësisë me të drejtë vote.

Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Prandaj i kërkoj kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, si dhe gjithë personave të tjerë përgjegjës, të marrin të gjitha masat për të mundësuar sa është vendosur dhe parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë antarëve të Partisë, me të drejtë vote, që nesër, dt. 13 qershor 2021, të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të shprehen me vullnet të lirë për kandidatin që do t’i përfaqësojë si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Edit Harxhi

Kandidate për Kryetare të Partisë Demokratike

Më shumë

spot_img
spot_img