Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Një ditë para takimit me Kurtin, Vuçiç bisedon me ambasadoren kineze për Kosovën, ja çfarë kërkon nga BE  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata në Kosovë ka qenë temë diskutimi në një takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ambasadores kineze në Beograd, Chen Bo.

Siç ka njoftuar presidenca serbe, takimi, i mbajtur me kërkesë të Vuçiqit, ndodhi një ditë para vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më 17 gusht, siç është paralajmëruar, presidenti i Serbisë do të ketë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili më pas do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiq i ka thënë ambasadores kineze se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se Beogradi po kërkon që Prishtina të zbatojë marrëveshjet e arritura.

“Për nëntë vite nuk u ka shkuar në mendje të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë te Prishtina që seriozisht dhe me përgjegjësi t’i përmbushë obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, tha Vuçiç, sipas njoftimit.

Vuçiq ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, sipas njoftimit, ambasadorja kineze ka thënë se shteti i saj do të mbështesë gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Ambasadorja Chen po ashtu ka thënë se Kina përkrah gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të dialogut, nën ombrellën e rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq dhe ambasadorja kineze Chen, kanë diskutuar edhe për projektet aktuale dhe të planifikuara midis Serbisë dhe Kinës, shkruan REL.

Rusia dhe Kina mbështesin qëndrimin e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, rundi i ri i bisedimeve në Bruksel mbahet në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.

Serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht, në shenjë pakënaqësie me dy vendime të Qeverisë së Kosovës, bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Vendimi i parë ka të bëjmë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Një praktikë të tillë Serbia e aplikon ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë kërkon që të gjitha makinat me targa serbe të regjistrohen me RKS (Republika e Kosovës).

Vlerësohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojnë 10.000 makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, sikurse KM, PZ, UR, e të cilat konsiderohen ilegale nga Kosova.

Barrikadat në veri u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Por, që nga ngritja e barrikadave, zyrtarët në Serbi dhe Kosovë kanë ashpërsuar retorikën, gjë që ka shtyrë BE-në që të reagojë duke thënë se liderët do të mbahen përgjegjës “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img