Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një ditë para protestës, Kryemadhi bën thirrje kundër dhunës dhe dialog me përfshirjen e ndërkombëtarëve

Shkruar nga Newsbomb

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thirrje për shmangien e akteve të dhunës.

Nga Njësia 11 në Tiranë, në një takim me mbështetësit e kësaj partie, Kryemadhi bëri thirrje edhe për dialog mes palëve për zgjidhjen e krizës, por tha se në tryezë duhet të jenë të pranishëm edhe ndërkombëtarë.

Deklaratat e Bundestagut që dalin haptas me ndërkombëtarë që janë të përfshirë në dialog, nuk janë tabu, as dorëheqja e kryeministrit nuk është tabu. Nesër është një protestë, dhe do të jetë një nga protestat më të mëdhaja. Madje mund të them që do jetë edhe më e madhja.

Ajo për të cilën na bën që të reflektojmë, që të mos bëjmë më gabimet e Edi Ramës, janë qytetarët e Tiranës që dalin në një masë të madhe dhe na përkrahin. Edhe pse është muaji i Ramazanit, dhe shumë shqiptarë agjërojnë, që ua bëftë Zoti dritë, ne do të marrim përsipër çdo përgjegjësi që çliron shqiptarët nga kapja e krimit të organizuar. Beteja tonë nuk është Edi Rama me grupin e tij, beteja jonë është hapja e negociatave, një shëndetësi më e mirë, një arsim më i mirë.

Protestat tona paqësore, janë protestat më të bukura që ka pasur Shqipëria. Ju bëj thirrje të mos përfshiheni në elementët e dhunës. Edhe pse jeni të frustruar dhe ka ardhur tek smban më, detyra jonë është të rrëzojmë sistemin.

Nesër ne, ata policë që kemi përballë t’i trajtojmë si vëllezër. Ne do të protestojmë për të gjithë policët, mjekët, administratën, për të gjithë njerëzit që Edi Rama i kërcënon me bukën e gojës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll