Hapësire reklamuese

Politikë

Një ditë para protestës, Gjekmarkaj: PD do u kthejë dinjitetin shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë para protestës, Gjekmarkaj: PD do u kthejë

Më 20 shkurt është planifikuar të mbahet protesta e opozitës, e cila është paralajmëruar pak kohë më parë nga kryetari i PD, Sali Berisha.

Teksa shumë faktorë opozitarë, përfshirë Ilir Metën kanë konfirmuar pjesëmarrjen, nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj, me anë të një shkrimi ka rikthesuar rëndësinë që mbart kjo protestë.

Gjekmarkaj thekson se Partia Demokratike nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli shqiptarve lirinë, pluralizmin, aleancen me perendimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, perpjekjet për shtet ligjor, levizjen e lire pa viza, procesin e integrimit , Naton dhe veprat e medha infrastrukturore në 13 vite që ajo qeverisi.

"PD në vigjilje 20 shkurtit është një parti që ecen, me impenjimin që interesat e qytetarve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre per tu qeverisur ndershmerisht e me standarte demokratike. Protesta e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptaret. PD u deshmon atyre që Opozita doli nga rrethimi. Ajo është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen” duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqiperinë qytetarëve të saj. Ne do ja heqim një kaste që e ka shtrenguar me thonjtë e vet", shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj:

Memoria e shkurter është gjithmonë e rrezikshme. Partia Demokratike nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli shqiptarve lirinë, pluralizmin , aleancen me perendimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, perpjekjet për shtet ligjor, levizjen e lire pa viza, procesin e integrimit , Naton dhe veprat e medha infrastrukturore në 13 vite që ajo qeverisi.

PD në dhjetor 1990 emancipoi bashkohësinë shqiptare. Sot duke tejkaluar ndasitë, me debatin e fortë simbol i një kohë që lamë pas realizoi bashkimin që dukej i pamundur. Vullnetet e lira me dashuri për këtë vënd , me perkushtim ndaj PD ketij aseti kombetar, të pamunduren e bënë të mundur kesaj here duke emancipuar vetveten dhe krijuar modelin e ringritjes.

PD lindi në dhjetor nga protestat e studenteve ajo ringrihet në shkurt 2024 nga protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në voten e lire, në deshiren për ndryshim, në traditen për të jetuar në trojet e veta i pa vjedhur, i pa shantazhuar, peng i keqeverisjes , korrupsionit, skandaleve me inceneratorë e jo vetëm, banalitetit , arrogances, patronazhimit, dhunimit të opozites duke mohuar Kushtetuten.

PD po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqerisë. Politika shqiptare është ënde larg aspiratave të opinionit publik. Asaj i duhen njerez të lirë, elitat dhe profesionistet e vet dhe jo rrobotë si garanci për alternativat dhe gjykimin kritik.

PD në vigjilje 20 shkurtit është një parti që ecen, me impenjimin që interesat e qytetarve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre per tu qeverisur ndershmerisht e me standarte demokratike. Protesta e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptaret. PD u deshmon atyre që Opozita doli nga rrethimi. Ajo është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen” duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqiperinë qytetarëve të saj. Ne do ja heqim një kaste që e ka shtrenguar me thonjtë e vet.

Në emer të femijve tanë që i duam këtu kur të rriten dhe jo kantidat për emigrantë! Në emer të një ëndrre që nuk po e shohim të bëhet realitet, një vije horizonti që largohet sa herë i afrohemi , të asaj , të busulles “ Shqiperinë si gjithë Europa” ta shnderrojmë protesten në Institucion të eperm të një Shqiperie që nuk ka më Kushtetutë e Parlament.

Sot nuk ka më ndermjet!! O me Opoziten e me të ardhmen europiane o me Qeverinë e të shkuaren tranzitive që na le peng. Indiferenca punon kunder Shqiperisë.

Protesta nuk fillon vetem për ti treguar Edi Rames vendin politik që meriton , cinike ta thuash por e vertetë, ne do jemi aty edhe për t’i dhënë atij vetë, mbeshtetesve të tij një Shqiperi më të mirë nga kjo që kemi sot.

Ne nuk dalim në shesh per inat as të udhehequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerzor,nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për të tashmen e të ardhmen e Shqiperisë kaq te rrezikuara sot.Ne e duam Shqiperinë demokraci jo autokraci.

Agron Gjekmarkaj

Nën Kryetar i Kuvendit të Shqiperisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese