Hapësire reklamuese

Politikë

Një ditë para protestës, Berisha paralajmëron policët: Nëse dhunoni protestuesit do regjistroheni dhe do përgjigjeni personalisht…

Shkruar nga Newsbomb
Një ditë para protestës, Berisha paralajmëron policët:

Ish-kryeministrin Sali Berisha ka folur për media në lidhje me protestën e që do të mbahet nesër nga opozita.

Berisha tha se do të jetë një protestë gjigande, teksa ka paralajmëruarr policinë që mos të intimidojë protestuesit duke thënë se nëse ndodh diçka e tillë do të përgjigjen para ligjit.

“Për të larguar e Edi Ramës dhe qeveritarët e tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht do të thoja e ndezur. Pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka kapur qellin. Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Mos harrojmë se kauzën e drejtë asgjë nuk mund të mposhtë.

Ftoj cdo qytetarë të këtij vendi të kontribojë me praninë e tij në suksesin e protestës. Paralajmëroj të gjithë llojet e policëve se në cdo presion, cdo qëndrim cdo përpjekje për të intimiduar për të dhunuar apo penguar popullin opozitar do regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar, ligjor.

Paralajmërojë që mos të provokojnë protestuesit. Vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë të protestojnë kundër këtij regjimi.

Nesër është një ditë madhe, një ditë beteje dhe frymëzimi. Opoizita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh.  Edi Rama është i ftuar të japë doëheqje sa më parë” tha Bersha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu