Hapësire reklamuese

Politikë

Një ditë para përfundimit të afatit, ish-deputeti i PD kandidon për komisioner në zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Sali Shehu

Një ditë para përfundimit të afatit zyrtar të aplikimeve për pozicionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ka kandiduar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sali Shehu.

Shehu i ka dorëzuar sot dokumentet për këtë pozicion, ku do të përzgjidhen vetëm 12 kandidatë.

Ai ka qenë deputet i PD-së, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i Kryesisë së Partisë, si dhe Kryetar i KLSH-së.

Si duket ai tani kërkon një tjetër funksion publik në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu