Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Një ditë para nisjes së Lojrave Olimpike, Luiza Gega rrëfen emocionet para garës: Kemi vite që përgatitemi…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ceremonia hapëse e Lojrave Olimpike do të mbahet nesër më 23 korrik në Tokio, ndërsa ceremonia mbyllëse më 8 gusht 2021.

Edhe pse do të mbahen në vitin 2021, Lojërat Olimpike do të quhen “Tokio 2020”. Gjatë gjithë kësaj kohe mbajtja e këtyre lojërave ka qenë në pikëpyetje për arsye të rasteve të së infektuarëve me Covid-19.

Atletët më të mirë të botës,  do të mblidhen kësaj here në Japoni për të marrë pjesë në 28 sporte të ndryshme për të fituar një medalje të artë.

Në këto Lojëra Olimpike do të marrin pjese ëdhë atletë shqiptarë, ku disa prej tyre kanë qenë të ftuar në një intervistë në “Ëake Up”.

Luiza Gega është një ndër sportistet të cilat do të krenojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike. Ajo ka treguar emocionet para garës, një garë të cilën Gega prej vitesh e ka ëndërruar dhe ka punuar që t’ja arrijë kësaj dite.

“Nuk ka kaluar as 24 orë nga bërja e tamponit, e bëjmë çdo ditë. Kishim një tranzit në Stamboll, u akomoduam në hotelin e aeroportit dhe gjeta mundësinë që të mos humbja stërvitjen, mos të humbasë dita pa stërvitje. Këtë gjë e bëj pasi nuk janë hapur ende ambientet për sportin e atletikës, pasi ne i fillojmë garat më vonë.

Kam emocione, jo bllokuese normalisht, por është një aktivitet kaq i madh që të gjithë e ëndërrojnë dhe kemi vite që përgatitemi. Emocionet janë, pavarësisht eksperiencës ndër vite, prapë emocionet e garës duket se do i kem gjithë jetën. Uroj të realizojmë objektivat për të cilat lodhemi dhe punojmë çdo ditë.”- ka treguar ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img