Hapësire reklamuese

Sporti

Një ditë para ndeshjes flet Christian Panuçi: Për Sadikun vendos nesër

Shkruar nga Newsbomb

Trajneri i kombëtares Christian Panuçi 24 orë para ndeshjes së tij të parë në stolin e kombëtares së Shqipërisë, ka dalë në një konferencë për shtyp.

Në daljen e zakonshme para medieve tekniku italian ka treguar përgatitjet për këtë sfidë të parë të tijën në drejtimin e kuqezinjve.

 “Në fillim formacionin do ia them skuadrës, do e shihni nesër. Për nesër i kam idetë e qarta, por kjo nuk do të thotë që ai do të jetë moduli i përhershëm i Kombëtares”, tha Panuçi.

Ndrësa kur u pyet për Sadiun u përgjigj kështu:

 “Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo. Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.