Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Një ditë para fillimit të shkollës, Banka e Shqipërisë jep NJOFTIMIN e rëndësishëm për gjimnazistët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri mësimor, Banka e Shqipërisë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për gjimnazistët.

BSH fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të zgjedhin edukimin financiar si pjesë të formimit të tyre si dhe mësuesit t’i mbështesin në këtë zgjedhje.

BSH deklaron se përmes lëndës me zgjedhje “Financat personale në duart tuaja”, nxënësit do të njihen me botën e financave personale dhe administrimin e tyre.

Gjithashtu Banka njofton se tekstet mësimore për nxënësit dhe libri me ushtrime për mësuesin e lëndës ofrohen dhe shpërndahen falas për të gjitha shkollat.

NJOFTIMI NË FACEBOOK:

Financat personale në duart tuaja

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ftojmë nxënësit e shkollave të mesme të zgjedhin edukimin financiar si pjesë të formimit të tyre dhe mësuesit t’i mbështesin në këtë zgjedhje.

Nga viti shkollor 2011-2012, Banka e Shqipërisë mbështet përhapjen e kulturës financiare në shoqërinë shqiptare edhe përmes modulit me zgjedhje të lirë “Financat personale në duart tuaja”. Lënda e edukimit financiar, pjesë e kurrikulës mësimore të shkollave të mesme, i njeh nxënësit me botën e financave personale, për t’i informuar dhe për të formuar tek ta aftësitë e nevojshme për të administruar në mënyrë sa më fitimprurëse paratë. Programi lëndor zhvillohet në 36 orë mësimore dhe mund të zgjidhet nga nxënësit në çdonjërin prej 3 viteve të shkollës së mesme.

Tekstet mësimore për nxënësit dhe Libri me ushtrime për mësuesin e lëndës ofrohen dhe shpërndahen falas nga Banka e Shqipërisë për të gjitha shkollat e mesme që zgjedhin ta zhvillojnë atë.

70226862_2348600185398958_4478826754223374336_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img