Hapësire reklamuese

Politikë

Një ditë pa Lulzim Bashën, kush është gruaja që dhuroi spektakël këtë mëngjes

Shkruar nga Newsbomb

Sot në ditën e parë që Lulzim Basha mungon në protestë, e  gjithë hapësira iu është lënë 11 artistëve të letrave. Një ndër to është mbesa e At Zef Pllumbit, Angjelina Gjeka , e cila me interpretimin e saj të mrekullueshëm ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Gjeka rreth një vit më parë, pati një përplasje me Edi Rama për dekorimin e hetuesit të At Zef Pllumit, por edhe pasi kryeministri kërkoi falje publike, mbesa e tij nuk ia ka falur.

Ajo kërkoi nga kryeministri Rama të kthejë pas dekorimin e hetuesit që torturoi xhaxhain e saj.

Dhe sot Angjelinën e shohim duke recituar poezitë e xhaxhait të saj në “Çadrën e Opozitës”.

Kujtojmë se Basha sot është nisur në Amerikë ku do realizojë vizita disa ditore me zyrtarët e lartë.

Deri në kthim, siç tha dhe mbrëmë në një lidhje “live”, protestën do e udhëheqë  "fryma e shenjtë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme'. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu