Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Një ditë nga ULTIMATUMI i Ramës, Task Forca zbarkon në Golem: 11 parcela plazhi pa leje, hiqen 550 shezlongë dhe 280 çadra (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Task Forca e veçantë për lirimin e vijës bregdetare ka bzarkuar sot në terren. Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, ka nisur faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave  bregdetare  të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me  shezlongë e çadra.

Ky operacion, që në përbërje ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, vjen një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit i’ua bëri të qartë dje bizneseve që nuk janë pajisur me leje për shezlongët dhe çadrat e plazhit: të larhohen me dëshirë ose në të kundër do të ndodhë me hir ose me pahir.

Në Golem, kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra. Sipas Policisë, deri tani operacioni vijon pa probleme.

Lexo edhe: Rama thirrje bizneseve pa leje në vijën bregdetare: Largohuni me dëshirë

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img