Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Një dëshmi e panjohur në anglisht e Berishës për 21 janarin: Rama drejtonte rrugaçët nga “Kullat Binjake” me mitralozë, bazuka dhe kallashnikovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazeta TemA boton sot një intervistë të panjohur më parë të Berishës për 21 Janarin, dhënë një gazetari të huaj në anglisht. Ajo që të bën përshtypje nuk është vetëm anglishtja e tij, por dhe intonacioni, tensioni që ai ka kur flet.

Ai thotë se Rama u vendos tek “Kullat Binjake”, përballe tij (Rama nuk e kaloi Urën e Lanës) dhe se protestuesit kishin mitralozë, bazuka, kallashnikovë dhe qëlluan fillimisht me armë të lehta mbi policinë.

Intervista është marrë disa ditë pas 21 janarit.

Pyetje: Ju po akuzoni Edi Ramën, prokurorin e shtetit dhe disa media se kanë realizuar një grusht të dështuar shteti. Është kjo e vërtetë, apo…?

S.B: Jo unë.

Ok.

S.B: Nuk ka njeri në Shqipëri…

Po.

S.B: …që nuk u bë dëshmitar i një sulmi prej pesë orësh për të pushtuar këtë godinë, ndërkohë që kryeministri ndodhej në zyrën e tij bashkë me stafin. Keni presidencën e OSBE-së që reagoi ndaj sulmit kundër institucioneve kushtetuese. Është evidente. E gjithë media, “New York Times” që shkruan për sulmin pesë orësh të z. Rama dhe zyrës së Prokurorit. Dhe z. Rama u instalua para zyrave të Kryeministrisë, te Kullat Binjake, duke pritur që të hynte në zyrën time përmes forcës. Ky ishte një grusht shteti sepse çdo gjë ishte përgatitur sipas të gjitha mënyrave të një grushti shteti. Më 11 janar, z. Rama publikoi një regjistrim video, ku shfaqej zv.kryeministri i vendit që flsite me ish-ministrin e Ekonomisë, që i thoshte këtij të fundit që të zbatonte një vendim të Gjykatës së Apelit për një kontratë dhe ofertë konçesionare. Por gjithashtu në video, që ishte një operacion përgjimi (???) shfaqej zv.kryeministri që i thoshte ministrit që kryeministri vetë(Doktori siç shprehet)do të vendosë për një javë. Por u pa qartë se videoja shkoi nga 13 orë 29 minuta 42 sekonda në 13 orë 30 minuta 4 sekonda. Kur ditën tjetër, televizioni u detyrua të shfaqte përgjimin, asnjëherë zv.kryeministri nuk i thotë ministrit për përfshirjen e kryeministrit në ofertë. Bëhej fjalë për një takim, bazuar në një marrëveshje ndërpalëshe të kreut të një korporate shtetërore, me emrat në çdo firmë.

Ditën tjetër, z. Meta, i dërgoi një letër kryetares së Kuvendit, ku I shkruante asaj se “unë heq dorë nga imuniteti për t’u vënë në dispozicion të hetimit”. Ditën tjetër, z. Meta erdhi në zyrën time ku më tha se “unë paraqes dorëheqjen time të parevokueshme, sepse nuk mund të pranoj që të përfaqësohem para Prokurorit si zv.kryeministër, por thjesht si qytetari Ilir Meta”. Por çfarë rezultoi më vonë? Pasi në video përmenden 700 mijë euro dhe ministri, i cili regjistroi videon, i thotë zv.kryeministrit se “unë nuk e kam zbatuar vendimin e Gjykatës, sepse kompania nuk më ka dërguar vendimin e saj në rrugë protokollare”. Por kur zv.kryeministri Meta dha dorëheqjen ai provoi qartë si kristali, me dokumente se më shumë se një muaj para se video të regjistrohej, kompania i kishte dërguar kërkesën ish-ministrit që të zaptonte vendimin e Gjykatës. Dhe e dërgoi këtë me protokoll.

Dhe ministri vetë bëri shënim mbi dokumentin, drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, që ta zbatonte vendimin e formës së prerë të Gjykatës. Dhe në dokumentet shoqëruese të vendimit të Gjykatës, kompania i drejtohej ministrit: “Z. Ministër! Për shkak të kohëzgjatjes së procesit gjyqësor, kompania ime humbi 700 mijë euro”. Gjithsesi. Çdo gjë është duke u hetuar, por ky ishte standardi I qeverisë sime. Z. Rama thotë “jo”, video nuk u hetua. Z. Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare (të PS) ku tha se “21 janari do të jetë dita e një demonstrate të popullit. Ne do të shkojmë përtej Kushtetutës. Ku opozita nuk mund të kontrollojë popullin. Dhe se populli do të bëjë atë që do të bëjë”. Më vonë ai dërgoi të gjithë deputetët në zona ku do të paguanin njerëzi t për dhunë. Ai pagoi më shumë se 1200 njerëz dhe 1.3 milionë dollarë u hodhën për përgatitjet. Në mbrëmje, para demonstratës, z. Rama deklaroi:

“Z. Berisha ose ju do të pranoni zgjidhjen, ose ju do të detyroheni të ecni mbi kufoma”. Unë u përgjigja se: “Në këtë vend, që nga viti 2005, ka patur me qindra pritesta dhe qoftë edhe një njeri i vetëm i opozitës nuk është lënduar. Dhe nuk do të lëndohet deri sa ju të protestoni paqësisht. Sigurisht nëse ju përdorni dhunë, atëherë do të përballeni me ligjin”. Ditën tjetër, erdha në zyrën time, i kërkova shefit të policisë dhe ministrit të Brendshëm, maksimumin e kontrollit dhe tolerancës.

“Transmetojeni këtë te të gjitha njësitë”. Dhe kjo u përcoll. Në mesditë, unë po haja drekë me një ambasador të huaj, që e përfundova në 14: 15. Zyra ime ishte rrethuar nga të gjitha anët.

Unë hyra në zyrtën time dhe kjo zyrë kurrë nuk do të pushtohej prej dikujt. Ajo është institucion i një vendi të lirë. Z. Rama u vendos përballë zyrës sime. Rrugaçët e tij, këta rrugaçë… Protestuesit ikën të gjithë. Ata ishin të gjithë bashkë. Vetëm ¼-a, ose më pak se ¼-a ishin paguar që të përdornin dhunë.

Z. Rama u ul përballë zyrës sime dhe urdhëronte çdo operacion. Ata qëlluan mbi policët në mënyrën më të egër. Ata kishin bërë gati kallashnikovë, me eksplozivë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë synohej. Ata filluan të qëllonin me eksplozivë, me pistoletë dhe me armë të lehta. Ata nisën të qëllonin mbi policët, mbi Gardën Kombëtare. Ata hapën me forcë derën e e oborrit. Territori brenda derës është i mbrojtur nga Garda e Republikës. Garda e Republikës në Shqipëri nuk vihet në veprim përmes urdhrit, por përmes ligjit që thotë: “Në rastet kur territori sulmohet, territory ku ju mbroni godinën, së pari duhet të qëllosh në ajër, së dyti qëllon drejt(???) kur po të qëllojnë, ose kur dikush përpiqet të të godasë. Ky është ligji, i qartë si kristal, i miratuar nga qeveria e mëparëshme, nga qeveria socialiste.

Ja pse, pas pesë orësh dhe pasi sollën një makinë me synim që të hapnin dyert brenda godinës, por nuk ia dolën. Garda e Republikës fillimisht qëlloi në ajër. Njerëzit ikën, asnjë nuk qëndroi brenda. Por pastaj, vijuan të hidhnin gurë, eksplozivë ndaj forcave të Gardës Kombëtare. Ata qëlluan në ajër, pati një njeri të vdekur, afër me derën….Pastaj një tjetër(???). Këta janë në territorin ku Garda e Republikës qëlloi. Janë edhe dy të tjerë.

Ata nuk kanë fare të bëjnë me territorin. Ata ishin totalisht në mes, në rrugë…Pas kësaj, pas kësaj, z. Rama donte të sulmonte me kallashnikovë, bazuka dhe të tjera mjete. Policia më informoi se po presin të errësohet edhe pak dhe të nisin sulmin. Unë u thashë: “Transmetoni! Në rast se ata do të ndërmarrin një sulm të tillë, ata do të marrin si përgjigje një kundërsulm të rreptë ndaj gjithkujt, por edhe do të ndiqen deri tek i fundit, sa të mos ketë më siguri për ta”. Ata u tërhoqën. Unë dola para mediave dhe u deklarova shqiptarëve:” Qytetarë të Shqipërisë! Kryeministri juaj, Këshilli I Ministrave u rrethua për pesë orë. Kryeministri idhte në zyrë. Përpjekja për të rrëzuar atë me forcë është shumë e shëmtuar, është një grusht shteti. Në këtë përplasje 3 njerëz vdiqën.

Ngushëllimet më të mira për familjet dhe i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë menjehërë hetimin e rrethanave të vdekjes së tyre”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img