Hapësire reklamuese

Politikë

Një deputete shqiptare në PE, Berisha uron Arba Kokalarin  

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar urimeve të politikanëve shqiptarë për Arba Kokalarin, e cila u zgjodh eurodeputete si përfaqësuese e Suedisë.

Berisha teksa uron Kokalarin ka publikuar një foto me këtë të fundit në zyrën e tij.

"Nje urim tw pwrzemwrt Arba Kokolarit, deputetes sw parw shqiptare pwrfaqwsuese e Suedisw nw Parlamentin Europian!", shkruan Berisha.

Arba Kokalari është europarlamentarja më e re, dhe shqiptarja e parë që fiton një ulëse në Parlamentin Europian.

Politikania shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm dhe është pjesë e Partisë së Moderuar.

Kjo forcë politike ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe është mbesa e Musine Kokalarit, veprimtares politike shqiptare të shekullit të kaluar. Ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll