Një e metë në sistemin e mesazheve të Apple, “iMessage”, i jep mundësinë çdokujt që ka aftësinë për të dekriptuar dhe më pas lexuar mesazhe nga çdo telefon.
Teknologjia e enkriptimit të mesazheve që do të mundësonte leximin e tyre vetëm nga dërguesit dhe marrësit, duket se është thyer, çka rrezikon një devijim të mundshëm të mesazheve, raporton “The Washington Post”.
Kërkuesit u shprehën se kjo dobësi në sistem mund të ndihmojë Apple të luftojë kundër FBI-s, nëse ata duhet të lejohen të hyjnë në telefonin e përdorur nga një prej terroristëve të masakrës në San Bernardino.
Megjithatë Apple ka njoftuar se ky defekt do të rregullohet me sistemin e ri operativ, iOS 9.3 që do të lëshohet sot në mbrëmje.