Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Një çift shqiptarësh amatorë, vodhën 17 biçikleta dhe më pas i shisnin në internet (SI U ZBULUA SKEMA E VJEDHJES)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë treguar fare amatorë dy shqiptarë, një djalë 31 vjeçar dhe partnerja e tij 21 vjecare në Itali, që ndërsa vidhnin biçikletat e italianëve, kishin hapur një faqe në internet dhe i shisnin.

Dy shtetasit shqiptarë u vunë në pranga nga policia italiane, pasi njëra nga pronaret e bicikletave të vjedhura, nëpërmjet faqes në internet, ra në gjurmë të bicikletës së saj. Policia filloi hetimet, dhe rezultoi se cifti aventurier kishte vjedhur plot 17 biçikleta.

Pas denoncimit të vajzës italiane që i kishin vjedhur bicikletën dhe riblerjes së saj në internet, policia ka shoqëruar vajzën pikërisht në vendin ku duhet të merrte biçikletën e saj. Aty, ishte paraqitur shqiptarja 21 vjecare për të dhënë biçikletën, por që është prangosur menjëherë nga policia.

Biçikleta iu kthye pronares së ligjshme, ndërkohë 17 biçikletat e sekuestruara janë çuar në komisariatin e Monforte Vittoria ku secili që pretendon për vjedhjen, duhet të paraqitet me denoncimin përkatës.

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img