Hapësire reklamuese

Politikë

"Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë", zbardhet udhëzimi i PD për strukturat: Mos harroni se jeni përfaqësues të Lulzim Bashës

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj për punën që duhet të bëjnë deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas informacioneve për mediat, udhëzimi parashikon në detaje punën që duhet të bëjnë grupet vullnetare, identifikimin e votuesve madje dhe mënyrën se si këto grupe duhet të komunikojnë me qytetarët. 

“Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit. Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme. Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë. Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbisedoni me votuesin",- thuhet në udhëzim, sipas Ora News.

Organizimi do të ndahet me dy faza, faza e parë deri në 5 mars, ndërsa në fazën e dytë e cila shtrihet deri në 25 prilli fokusi është kryesisht tek programi i Partisë Demokratike.

Në ditët e ardhshme pritet shpalosja me detaje e programit qeverisës të Partisë Demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu