Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Një bebe e porsalindur humbi jetën nga bombardimet, Zelensky: Rusia, shtet që bën terror dhe vrasje!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti Rusinë “shtet terrorist” që bën “terror dhe vrasje”, pasi një foshnje u vra në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa, në një spital në pjesën jugore të Zaporizhjas.

“Edhe një herë, armiku vendosi të tentojë ta arrijë përmes terrorit dhe vrasjeve atë që nuk ka qenë në gjendje ta arrijë që nëntë muaj dhe që nuk do të mund ta arrijë”, tha Zelensky në Facebook, pas sulmit që ndodhi në spitalin e Vilnyansk.

“Në vend të kësaj, kjo do të shërbejë vetëm si dëshmi për të gjithë të keqen që i është sjellë vendit tonë”, shtoi ai.

Sulmi erdhi përderisa betejat në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk janë intensifikuar, pas ofensivave nga Rusia.

“Gjatë natës, përbindësha rusë qëlluan me raketa të mëdha në repartin e vogël të maternitetit të spitalit në Vilnyansk. Zemrat i kemi plot dhimbje – një foshnjë që sapo kishte ardhur në këtë botë u vra”, shkroi guvernatori rajonal Oleksandr Starukh në Telegram.

Shërbimet e urgjencës thanë se ekipet e shpëtimit arritën t’i shpëtonin dy persona nga rrënojat e repartit të maternitetit.

Në fushën e betejës, forcat ukrainase zmbrapsën sulme të shumta ruse në Donjeck dhe Luhansk, sipas informatave të dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës të mërkurën.

Rusia ka nisur një ofensivë përgjatë frontit në perëndim të Donjeckut, duke përdorur disa nga forcat që u tërhoqën nga Hersoni.

“Armiku nuk po ndalet së bombarduari pozicionet e trupave tona dhe vendbanimet pranë vijës së frontit (në rajonin e Donjeckut)”, tha ushtria ukrainase.

Më shumë




spot_img








spot_img