Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, jo vetëm për këngët dhe zërin që ka, por edhe për stilin e veçantë.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shesh ndanë foto nga përditshmëria.
Së fundmi Dafina ka publikuar një video që i ka bërë konfuzë të gjithë. Ajo ka shfaqur barkun e saj në një video, ku shihet i rrumbullakosur, në mbishkrimin e së cilës përmes emojive ka shkruar “bebe apo buka e tepërt”.
Kjo i ka konfuzuar fansat e saj nëse Dafina mund të jetë shtatzënë, apo thjeshtë ka ngrënë më shumë nga çfarë duhet.
Mbetet për tu parë nëse Dafina është në pritje të ëmbël. Kujtojmë që ajo prej disa kohësh është në një lidhje me DJ Geek.
