Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Një akt mirënjohjeje i denjë për mirënjohje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga: Albert Vataj

Ajo quhet Elidjona, një emër që nuk ka lidhje as me blogjet, për me pak të ketë lidhje me telenovelat apo Reality Show. Kurrfarë gjëje nuk e lidh këtë emër, as me spektaklet, as me televizionin, as me VIP-at, as me ndonjë Love Story apo Happy End i ndonjë skizme falsiteti, apo me ndonjë çudi tjetër që luajti nga mendja e kokës krejt tashmërinë e realitetit shqiptarë.

Ajo jeton në një fshat të largët të Prrenjasit, dhe punon prej tre vitesh në një fabrikë “Rozafa” të përpunimit të peshkut, e cila erdhi në atë zonë të harruar si një rreze shprese dhe si një mundësi për punë dhe mirëqenie.

Elidjona është vajza që na bëri të përlotemi dhe të reflektojmë. Vajza që na ka bërë të pikëllohemi dhe të jemi falënderues asaj, modelit të një të reje, që i ka besuar mundit dhe sakrificave, përkushtimit dhe punës që të bëhet e dobishme për familjen dhe shembull për moshatarët e saj.

Ka hyrë në të tretën ditë video e saj, momentin kur sipërmarrësit Gjergj Luca ka shkruar personalisht tek fabrika ta falënderojë dhe ta shpërblejë. Kjo video në kaq pak kohë ka rrëmbyer interesimin e mbi një milion shqiptarëve, anë e mbanë botës, dhe rreket të kapi brenda orëve 700 mijë shikime. Ka gjithashtu 707 ndarje dhe rreth 3 mijë komente. As që diskutohet se është një rekord, një interes befasues dhe një reagim masiv shumë sensibilizues.

Videoja tregon një akt të pashembullt mirënjohje për të renë nga një fshat i Prrenjasit, e cila ka arritur rezultate rekord në punë. Gjergj Luca për ta promovuar këtë shembull dhe vlerësuar atë, e ka shpërblyer Elidjonë me 3 milionë lekë.

Ajo mund të mos jetë e vetmja vajzë që përkushtimin e saj në punon e ka përkthyer në një nivel shembullor rezultatesh në punë. Veçantia e saj konsiston në sakrificën që kjo vajzë, si pak moshatare të saj, bën çdo ditë prej tre vitesh, për të përmbushur detyrimin që ajo ndjen t’i bëhet krah familjes dhe mundësi financiare mirëqenies.

Sipas vetë Lucës ajo bën çdo ditë një orë në këmbë deri tek vendi ku do të marrë furgonin e Rozafës për të ardhur në punë, së bashku me dy motrat e saja, të cilat gjatë pushimeve verore preferojnë t’i jepen angazhimit dobiprurës në vend të hargalisjeve në çmenduritë virtuale.

Kur dëgjon për të vërteta të tilla, sot, në një kohë kur dashuria për punën cfilitëse dhe mundin sakrifikues, janë histori rrëfenjash i trillesh, je i prekur, ndoshta më shumë se lotët e asaj vajze, por edhe papërmbajtja pikëlluese e vetë Gjergj Lucës.

Dashuria për punën dhe mirënjohja për njerëzit e përkushtimit është një gjë e rrallë, por ama kjo video po dëshmon se është një moment shumë emocionues dhe një shkas për reflektim i shoqërisë. Përtej llamburitjeve verbuese dhe një farse mbytëse të diktuar si një skllavëri moderne në mediat sociale, fotove e pispillosjeve, lajkatimeve dhe falsitetit, shfaqet kjo vajzë e urtë që përlotët nga bujaria e një mirënjohja dhe nga shpërblimi i asaj që ajo beson, puna.

Padyshim rasti i Elidjonës, është një akt mirënjohjeje i denjë për mirënjohje, por jo vetëm, është gjithashtu një prizëm ku reflektimi i shoqëris sonë përmes këtij interesimi, reflekton ngjyrat  e shpresës.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img