Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një 31-vjeçar kapet 'mat' në Yzberisht, arrestohet duke i shitur drogë 27-vjeçarit  

Shkruar nga Newsbomb
Një 31-vjeçar kapet 'mat' në Yzberisht, arrestohet

Një 31-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke i shitur drogë një 27-vjeçari.

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin me iniciale A. Z., i cili u kap në flagrancë duke i shitur lëndë narkotike shtetasit S. Z.

"Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit A. Z. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike kanabis, 3 aparate celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, ndërsa shtetasit S. Z., gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë", thuhet në njoftimin e policisë:

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se në Yzberisht, një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, menjëherë ka organizuar punën për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal. Mbi bazën e këtyre informacione janë organizuar shërbimet, të cilët konstatuar shtetasin A. Z. duke i shitur lëndë narkotike shtetasit S. Z. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit A. Z. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike kanabis, 3 aparate celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, ndërsa shtetasit S. Z., gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së telefonave të shtetasit A. Z. është konstatuar se në njërin prej tyre ai zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të vënies së basteve online. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasit S. Z., 27 vjeç, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe shtetasi A. Z., 31 vjeç, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim” dhe ”Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll