Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Një 29-vjeçar nga Fieri dhe një 57-vjeçar nga Lushnja zhduken pa lënë gjurmë, familjarët ngrenë alarmin, policia në kërkim

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 29-vjeçar nga Fieri dhe një 57-vjeçar nga Lushnja janë zhdukur duke mos lënë asnjë gjurmë.

Bëhet me dije se policia është në kërkim të shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.

Gjithashtu pa lënë gjurmë është larguar edhe shtetasi J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img