Autoritetet gjermane po përgatiten për ndërprerje të tjera në transportin e mallrave për shkak të rënies së nivelit të lumit të Rinit, që tashmë ka arritur në pikën kritike.
Instituti Federal i Hidrologjisë (BfG) ka parashikuar se niveli i ujit në lumin Rhine do të vazhdojë të bjerë deri në fillim të javës së ardhshme.
Në Gjermani, midis Këlnit dhe Mainzit, niveli u ujit është aq i ulët sa që asnjë anije nuk ka mundur të kalojë.
Probleme të transport janë hasur edhe në tre portet e Bazelit në Zvicër, në Muttenz, Birsfelden dhe Kleinhüningen. Të vetmet anije që janë lejuar të lundrojnë, tashmë mbajnë një të tretën deri në një të katërtën e ngarkesës maskimale të pranueshme.
Mallrat që importohen nga lumi janë në rënie tashmë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se situata do të rrisë koston e transportit dhe si rrjedhojë rritjen e çmimeve të mallrave.