Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Nismë në Kuvend për përjashtimin e Berishës? Tritan Shehu: Mund edhe të na arrestojnë ndonjë ditë, po shkojmë drejt diktaturës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme kreu i Gurpit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi nismë në sesionin e ri parlamentar për largimin e Sali Berishës nga Kuvendi.

Balla tha se Berisha, një komunist i shpallur non grata nga SHBA, s’mund ta “përdhosë institucionin e Kuvendit”.

Por deputeti i PD-së, Tritan Shehu i quan si “fishekzjarre” deklaratat e Ballës, për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Ai thots e nuk është çudi që ndonjë ditë të nisin arrestimet e deputetëve opozitarë, pasi sipas tij po shkojmë drejt një diktature.

Pjesë nga deklarata e Shehut në Ora News:

Taulant Balla hedh gjithmonë fishekzjarre, kërkon të heqë vëmendjen nga incineratorët, shkatërrimi ekonomik, korrupsioni, afera e portit të Durrësit, nga ajo që Shqipëria po zhytet gjithmonë e më tepër në varfëri. Kërkon të tërheqë vëmendjen dhe nga lëvizja popullore e cila po ngrihet dhe do të ngrihet përherë e më e fortë në Shqipëri. Ose më saktë, le ta provojnë dhe do të shikojnë protesta të papara.

Nuk keni frikë se PS mund të mbledhë votat për të nxjerrë Berishën jashtë parlamentit?

Ndonjë ditë dhe mund të arrestohen deputetë e opozitës, po shkojmë drejt një diktature. Jemi në pragun e viteve ’45. Problemet dhe rreziqet janë për demokracinë shqiptare jo për individët. Këto përballohen vetëm me lëvizjen popullore. Ky regjim shembet, përballet, bllokohet vetëm me lëvizje popullore.

Më shumë




spot_img








spot_img