
Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka bërë me dije se në zgjedhjet vendore të 14 majit, do të kandidojnë për këshillat bashkiakë në 3 bashki, Tiranë, mat dhe Korçë. Ai tha se për të provuar veten, do të kandidojnë vetëm në Bashkinë e Dropullit, ku sipas tij kanë mundësi për të fituar.
Shabani i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në rast se nuk duan që interesat e tyre të mbrohen nga ata anëtarë të këshillave që kanë qenë deri tani, duhet të votojnë për kandidatët e “Nismës Thurje”.
"Cilido që të jetë kryetar Bashkie, cili nga këta do ta mbrojmë interesin tënd në këshillin bashkiak. Nëse përgjigja është: më mirë këta që janë, atëherë vazhdoni t’i votoni këta që janë. Nesë përgjigja është që ne mund të mbrojmë më mirë interesin tënd, ne përfaqësojmë më shumë interesin tënd, atëherë “Nisma thurje”, e cila jo vetëm është një alternatiuvë ndryshe, por do të garantojë një Tiranë krejt ndryshe.", tha Shabani.