Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

 Nisma për shkarkimin e Alibeajt, Bardhi e zbulon: Nuk e mbështeti as vetë grupi i Berishës

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partis Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur lidhur me nismën e ndërmarrë Ervin Salianji për shkarkimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Bardhi thotë se kjo nismë nuk pati sukses, madje ajo nuk u votua as edhe nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas deputetit  lëvizja e Salianjit kishte si qëllim ndarjen e mëtejshme brenda Partisë Demokratike.

“Cilido bën zgjedhjet e tij politike. Liria e mendimit dhe e zgjedhjes, e respektoj gjithmonë. Sa i përket asaj iniciative, synonte copëzimin e mëtejshëm e PD prandaj as nuk e kam mbështetur dhe nuk do e mbështes asnjë lëvizje që bëhet për interesa personale.

Ajo lëvizje dështoi që në nisje. Salianji, nuk bëri bashkë dot as njerëzit që janë reshtuar krah Berishës. Jo të gjithë ata që ishin krah Berishës ishin dakord me nismën e Salianjit. Unë vazhdoj të kem të njëjtën bindje sikundër pa asnjë diskutim, nuk i kemi fryrë zjarrit të përçarjes prandaj nuk jemi bërë pjesë e konfliktit të brendshëm. Kemi bërë përpjekje për të pasur bashkëpunim me demokratët në zgjedhjet lokale. Nuk ka asnjë rrjedhje nga grupi ynë parlamentar” u shpreh Bardhi për “Real Story”.

Më shumë