Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Nisma e zv.ambasadorit anglez në Shqipëri, bashkë me homologët e tjerë britanikë fushatë për mbledhjen e fondeve për NHS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fe7ca75c08a34b3c4c7de337d77af863

Zv.ambasadori britanik në Shqipëri Jason Ivory, së bashku me ambasadorët e tjerë britanikë kan nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për Shërbimin Shëndetësor të Britanisë (NHS).

Shumë diplomatë britanikë dhe familjet e tyre janë të ndarë në këtë kohë për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa ambasadorët punojnë nga distanca.

Ditën e sotme, që përkon edhe me DItën e Europës, një anëtar i çdo familje diplomatike britanike do të vrapojë, ecë, notojë ose pedalojë biçikletën në një distancë 1 milje.

Në mënyrë kolektive ata do të bëjnë një fushatë globale duke mbushur çdo minutë një maratonë 24 orarëshe pa ndalesë nëpër të gjitha zonat kohore.

Në një intervistë, zv.ambasadori britanik në Shqipëri Ivory tha se mendimin e ka dhënë ambasadori britanik në Afganistan, Ian Collard dhe gruaja e tij Tamara, të cilët janë të ndarë nga një largësi prej 3500 miljesh.

Vetë ambasadori Ivory mëngjesin e sotëm përshkroi një distancë prej 13.1 kilometër, por e gjithë kjo u arrit falë ndryshimit rrënjësisht të dietës së tij në shkurt të këtij viti.

Ivory thotë se kjo është një fushatë e mirë për të mbledhur fonde për të ndihmuar NHS-në, pasi Britania po përballet me një situatë të rënduar nga koronavirusi, pasi është vendi me numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 në Europë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img