Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nisma e veçantë e kandidatit për deputet: Më fto për kafe, ndajmë mendime e aspiratat për të ardhmen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

21c243b49689fb8b5fb6b1b6d1fefa23

Prej disa ditësh, kandidati për deputet i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka ndërmarrë një nismë tepër të veçantë elektorale.

Përmes rrjeteve sociale, ai i bën thirrje të gjithëve, por kryesisht të rinjve dhe të rejave, të cilët mesa duket i ka mbështetur që herët, në ndërmarrjet e tij të suksesshme si biznesmen, që ta ftojnë për kafe.

“Çdo ditë, takohem më qytetarë që më kanë ftuar për kafe. Po shkëmbejmë mendime dhe po ndajmë aspiratat për ndryshim dhe një të ardhme me mundësi për të gjithë”, shprehet Shehaj.

Pas takimeve të shumta, Shehaj shpesh ndan në rrjetet sociale mesazhet optimiste të tyre.

“Nga #MëFtoPërKafe takova Anxhelon. Edhe pse kaloi një fëmijëri pa mundësi dhe me të ardhme të pasigurt, Anxhelo arriti që me punë të palodhur dhe përkushtim të bëhet një drejtues e sipërmarrës i suksesshëm. Fabrika që ai sot drejton prodhon produkte duralumini për eksport.

Anxhelo ndeshet me shumë vështirësi, si çdo sipërmarrës këto kohë në Shqipëri, por ai ka një optimizëm të jashtëzakonshëm për të ardhmen. Jam i lumtur që e njoha. U “infektova” edhe unë nga optimizmi dhe forca e tij”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale.

vgswgesrhe4h.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img