Hapësire reklamuese

Rajoni

“Nisma e të rinjve serbë”: Vuçiç të kërkojë falje për krimet në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb

Në dy raportet e OSBE-së dërguar nga YIHR në drejtim të qeverisë së Serbsië, përshkruhen me hollësi shkeljet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjen e më shumë se 13 mijë njerëzve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999

Një organizatë joqeveritare në Serbi e quajtur “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR)”, i ka dorëzuar dy kopje të dy raporteve të OSBE-së “Kosova: siç është parë dhe treguar” kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe ministrave të kabinetit të tij, duke i bashkangjitur edhe një letër përmes së cilës kërkohet që të pranohen krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Sipas kësaj organizate kjo do të rriste besimin e qytetarëve ndaj qeverisë së tyre raportojnë mediat kosovare.

Nisma e të rinjve serbë vjen në një kohë kur ky vend ka vetëm pak kohë që ka mërrë mandatin një vjeçar të drejtimit të OSBE-së.

Në dy raportet e OSBE-së dërguar nga YIHR në drejtim të qeverisë së Serbsië, përshkruhen me hollësi shkeljet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjen e më shumë se 13 mijë njerëzve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Në letër të rinjtë serbë i kujtojnë qeverisë së tyre bombardimet e NATO-s së vitit 1999 duke u shprehur se bashkëmoshatarët e tyre janë të hutuar dhe nuk e dinë pse ato kanë ndodhur, pasi e vërteta asnjëherë nuk është thënë publikisht. “Për shkak të heshtjes tuaj bashkëmoshatarët tanë janë të hutuar dhe ata nuk dinë asgjë për arsyen për të cilën kemi jetuar nën bomba për 78 ditë. As ju, as mediat, as mësimi në shkolla, nuk flasin për këtë çështje”, thuhet në letrën e YIHR.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu