Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nisja e vitit të ri shkollor, Grida Duma paralajmëron nga ‘Sami Frashëri’: Po eksperimentohet me nxënësit! Shkollat do rimbyllen edhe me... (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Nisja e vitit të ri shkollor, Grida Duma paralajmëron nga ‘Sami
Grida Duma

Ish-deputetja e PD Grida Duma së bashku me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” ka hedhur akuza kundrejt qeverisë, sa i përket masave për hapjen e shkollave.

Më tej Duma thotë se ky vit i ri shkollor po fillon me tre skenarë sikur janë seriale dhe këto skenarë i lihen në përgjegjësi shkollave pa asnjë buxhet financiar ndihmës. Sakaq shton se në kohën e pandemisë duhet të ketë një buxhet që të ndihmojë në përballimin e pandemisë dhe kushteve të tjera që është shëndeti i fëmijëve.

“Nga ana tjetër shëndeti është i pari dhe nuk mund të hyjmë me eksperimente te cilat sot hapin shkollën, pastaj, le ta projmë një herë se ç’ndodh dhe nëse ka pandemi e cila zgjerohet si pasojë e një kaosi, i një mungese alternative, i një mungese plani, i një mungese strategjie, të rrezikojmë sërish që të rimbyllen shkollat dhe pastaj do të rimbyllen edhe me krizën shëndetësore”, shton mes të tjerash ajo duke paralajmëruar se shkollat mund të rimbyllen sërish.

Ish-deputetja e PD-së, pranë gjimnazit “Sami Frashëri”, tha se ai është rrënuar pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ndërsa akuzon se pas tij fshihet një aferë korruptive.

Një nxënës i pyetur nga Grida ka deklaruar se mësimi online ka qenë një dështim.

BISEDA E DUMËS NE NXËNËSIN:

Grida Duma: Jemi në gjimnazin “Sami Frashëri”, një nga shkollat më të mëdhaja të Shqipërisë dhe një nga shkollat më të mëdhaja të Tiranës, sigurisht. Kam afër dhe me kënaqësi, një nxënës të Vitit të II të shkollës “Sami Frashëri”, i cili do të shqetësimet e veta që ka që nga ai moment dhe deri tani që shkolla nuk funksionon më.

Nxënësi: Unë jam nxënës i shkollës “Sami Frashëri”, vitin e II e kam kryer këtu dhe pas tërmetit shkolla u rikonstruktua dhe dukej mirë, më pas sa hap e mbyll sytë shkolla u prish dhe ne këtë nuk e kuptuam. Pastaj viti i II-III jemi vendosur tek shkolla “Çajupi”, më pas erdhi edhe viti i I dhe u bëmë shumë nxënës dhe nuk kishte mundësi për asnjë lloj aktiviteti, shkolla ishte shumë e mbushur.

Për këtë arsye unë shqetësohem sepse nuk kemi marrë asnjë informacion për këtë vit shkollor se çfarë do të ndodhë: Ku do të zhvendosemi? Si do të zhvillohet mësimi? Sa do të jemi nëpër klasa? Për këtë arsye jam shumë i shqetësuar.

Grida Duma: Tek “Çajupi” u zhvendosëm disa prej jush?

Nxënësi: Fillimisht u zhvendosëm viti i II-III.

Grida Duma: Sa veta ishit në klasë tek “Çajupi”?

Nxënësi: Tek “Çajupi” ishim 30 -35 veta në klasë. Kishte edhe klasa me më shumë.

Grida Duma: Ju sot nuk keni asnjë informacion se ku do të shkoni në cilën shkollë? Do të vazhdoni ose jo tek “Çajupi”?

Nxënësi: Asnjë informacion, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë fare, fare.

Grida Duma: Keni grupe informacioni, shokët çfarë thonë?

Nxënësi: Kemi grupe informacioni por nuk është marrë asnjë lloj lajmërimi.

Grida Duma: Ti si ndjehesh?

Nxënësi: Unë ndihem i konfuzuar sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë.  Shtatori po vjen, shkolla po afrohet dhe nuk e di çfarë shkolle do të jem. Do të jem paradite apo pasdite, nuk e kam idenë.

Grida Duma: Si ishte mësimi online?

Nxënësi: Mësimi online ishte... nuk më vjen mirë ta them por ishte thjesht një kaos.

Grida Duma: Tani është akoma më kaos në kohën e pandemisë apo si ndjeheni?

Nxënësi: Mësimi online shumica nuk futeshin në mësim, fare. Nuk merrte pjesë fare në mësim për këtë arsye edhe provimet disa nga nxënësit nuk i zhvillonin.

 Grida Duma: Pra ju e kuptoni që online është më shumë një dështim, nuk është marrje mësimi dhe jeni të shqetësuar nëse zhvillohet përsëri online.

Nxënësi: Po jam mjaft i shqetësuar sepse jam në Maturë sivjet dhe mendoj se është një diçka e madhe për mua dhe të ardhmen time.

Grida Duma: Është e rrezikshme kjo mënyrë kaotike. Padyshim që “Sami Frashëri”, është një nga rastet më të jashtëzakonshme të aferave të korrupsionit. Një tender prej 10 milionësh nga bashkia e Tiranës u nis dhe u anulua pa asnjë lloj transparence. Është rritur fondi dhe është bërë 30 milionë dhe nga ana tjetër nuk dihet.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA, NGA GJIMNAZI “SAMI FRASHËRI”.

Pa dyshim që Sami Frashëri është një nbgta rastet më të jashtëzakonshme të aferave të korrupsionit. Një tender prej 10 milionësh nga Bashkia e Tiranës u nis dhe u anulua pa asnjë lloj transparence. Është ngritur fondi dhe është bërë 30 milionë dhe nga ana tjetër nuk dihet nëse godinat ose numri i objekteve është rritur madje dihet që nuk ka rritje.

Pa dyshim kjo është një aferë abuzive, dhe kjo nuk është një çështje tërmeti, këtu është tërmeti i tenderave të shkollave të Tiranës dhe i Bashkisë së Tiranës.

Sot shëndeti i nxënësve dhe edukimi i tyre paralelisht janë prioritetet më të mëdha për të cilat ne diskutojmë dhe ngremë shqetësimin e madh për të ngritur përgjegjshmërinë.

Duhet të jemi të qartë për një gjë.

Nxënësit, fëmijët tanë, fëmijët e shqiptarëve nuk janë eksperiment.

Nuk mund të nisim një vit shkollor i cili ka tre alternativa, me tre skenarë sikur janë seriale dhe këto skenarë i lihen në përgjegjësi shkollave pa asnjë buxhet fin anciar ndihmës, ku dihet se në kohën e pandemisë duhet të ketë një buxhet që të ndihmojë në përballimin e pandemisë dhe kushteve të tjera që është shëndeti i fëmijëve.

Nga ana tjetër, pa dyshim, që kjo nuk duhet të nisë si një eksperiment që të rrezikojmë sërish mbylljen. Pa dyshim që hapja e shkollave është prioritet sepse edukimi është e ardhmja e tyre dhe nuk mund të rrezikojmë as edukimin, as të ardhmen dhe as ekonominë e këtij vendi që varet e gjitha nga kjo.

Nga ana tjetër shëndeti është i pari dhe nuk mund të hyjmë me eksperimente tye cilat sot hapin shkollën, pastaj, le ta projmë një herë se ç’ndodh dhe nëse ka pandemi e cila zgjerohet si pasojë e një kaosi, i një mungese alternative, i një mungese plani, i një mungese trategjie, të rrezikojmë sërish që të rimbyllne shkollat dhe pastaj do të rimbyllen edhe me krizën sghëndetësore.

Këtë lloj përgjegjësie të jenë të sigurt që nuk mund t’ia lejojmë që ta mbajnë ndaj duhet të jenë të përgjegjshëm që që sot të ketë një plan masash për këtë situatë dhe nxënësit s si në shkollën “Sami Frashëri”  që është një aferë e madhe por në 14 shkollat e tjera të mbyllura, rreth 8500 nxënës  në Tiranë, nuk dihet se ku do të shkojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll