Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Nisja e vaksinimit në Veri të Kosovës, Jakupi: Akt i paligjshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d6ce7480ef727832b90f714153738e55

Kryetari i Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka reaguar pasi vaksina kundër COVID-19 ka mbërritur në veri të vendit nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë.

Jakupi ka thënë se vaksinat konsiderohen produkte medicinale dhe si të tilla i nënshtrohen autorizimit për marketing-regjisitrimit në AKPPM. Ndër të tjera ai është shprehur se çdo  procedurë që përfshin produktet medicinale pa marrë leje nga AKPPM është shkelje e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu shkelje e marrëveshjes së Brukselit.

“Sa i përket furnizimit të qyteteve në veri nuk ka ndonjë dallim me qytetet tjera, me gjithë tendencën dhe kërkesat përgjatë viteve, por kjo çështje ligjërisht ka përfunduar në Bruksel në vitin 2014 dhe këto procedura vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të gjitha produktet medicinale nga cilido prodhues qofshin. Çdo procedurë që përfshin produktet medicinale pa marrë leje nga AKPPM është shkelje e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu shkelje e marrëveshjes së Brukselit”, theksoi Jakupi.

Kujtojmë që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, vaksinë të cilën Serbia e mori vetëm pak ditë më parë.

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është pr personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img