Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nisja e vaksinimit masiv, Rama: Është një nga ditët më të bukura të jetës time politike, BE i la jashtë…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë ditë si një nga ditët më të bukura të jetës së tij politike, nisjen e vaksinimit masiv.

Gjatë fjalës së tij nga ceremonia e firmosjes së kontratave të banesave me banorët e Kombinatit, Rama theksoi se e sotmja është më shumë se sa fitore zgjedhore.

Rama ka sulmuar edhe një herë BE duke thënë se i la jashtë skemës së vaksinimit.

Ndër të tjera kryeministri shtë shprehur se Shqipëria është vendi i dytë në rajon që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë.

“Kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike. Mbase më e bukura. Është shumë më tepër se sa çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore. Sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi në shpirtin e mijëra gjysheve dhe gjyshërve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar kur bota përballet me armikun e padukshëm, kanë qenë të detyruar që të mbyllen brenda. Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte.

Faktikisht nga sot, çdo ditë është një hap kolosal drejt fitores mbi këtë mortje, që prej 1 viti e kusur e ka ndryshuar rrënjësisht kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdonjërin prej nesh që të marrë frymë thellë për të parë të ardhmen. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe dhe gjyshër që të marrim vaksinën. Politika është kur i bën gjërat kur bashkë si bën dot. Kur politika bie në duar të këqija, si bën dot. Këto gjëra pa politikën s’do bëheshin dot kurrë.

Shqiperia pa politikën nuk do të mundte ta çante rrethimin e imponuar nga indiferenca e BE që i la vendet jashtë skemës së vaksinimit. Pa kontatet ne nuk do të arrinim të siguronin vaksinimin masiv të popullsisë.

Deri tani ose nuk kanë bërë asnjë dozë ose po bëjnë akoma doza simpolike. Jemi një nga dy vendet e rajonit që kemi nisur vaksinimin masiv,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img