Kryeministri Rama thotë se 29 qendra të reja shëndetësore janë hapur në nisje të këtij sezoni veror, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve që do të kenë nëvojë për ndihmë.
Sipas Ramës, qendrat e reja shëndetësore janë vendosur nga veriu i vendit deri në jug, nga Thethi në Ksamil.
“Mirëmëngjes, dhe me 29 qendrat e reja shëndetësore verore, nga Thethi në Ksamil, duke pritur një sezon turistik të lehtësuar nga hija e Armikut të Padukshëm, falë luftës me pasion, solidaritet, aftësi e sukses që kemi bërë deri këtu, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.