Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës, Balluku: Do të jetë ndërkombëtar, udhëtime edhe jashtë Europës! Hapen rreth 1000 vende pune, synojmë të arrijmë deri në 10 milionë pasagjerë në vit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditëne  sotme kanë nisur punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili pritet të jetë funksional në vitin 2025.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se ky aeroport do të jetë ndërkombëtar, i cili do t’u japë mundësi shqiptarëve që të udhëtojnë jo vetëm në Europë, por kudo në botë. Sipas saj, pritet që ky aeroport të hapë rreth 1000 vende pune, ndërkohë që synohet të arrihet të udhëtojnë deri në 10 milionë pasagjerë në vit.

“Ky do të jetë një aeroport ndërkombëtar që do t’i japë mundësi shqiptarëve që të udhëtojnë jo vetëm në Europë, por edhe në kontinentet e tjera, pasi kushtet teknike të këtij aeroproti i mundësojnë këto udhëtime trans-oqeanike.

Projetki i ëktij aeroproti u fitua nga një konsorcium kryesisht shqiptar, i cili udhëhiqet nga një nga figurat më atdhedashës, zoti Behgjet Pacolli. Kjo e bën këtë projekt edhe më të veçantë. Ky projekt është i të gjithave trevave shqiptare. Ky projekt na bën krenat sot më shumë se kurrë.

Ky është kantieri që kemi ëndërruar prej shumë vitesh dhe që sot ia dhurojmë Vlorës. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti ndërkombëtar më i madh në vendin tonë. Ky aeroport parashikohet të hapë rreth 1000 vende pune, dhe synimi është të dorëzohet në vitin 2024 dhe të bëhet operacional në vitin 2025.

Koncesionari do të ketë një nga partnerët më të rëndësishëm europianë dhe botërorë, Aeroportin e Mynihut, të cilët do të operojnë këtë aeroport menjëherë pas përfundimit të punimeve. Ky projekt pritet të ketë në vitin e parë 500 mijë pasagjerë, për të vijuar më vonë me 2.1 milionë pasagjerë dhe të vazhdojë në rritje deri në 10 milionë pasagjerë në vit. “Air Albania” do ta ketë në këtë aeroport bazën e saj, shtëpinë e saj”, tha Balluku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img