Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Nisin provat klinike të kurës izraelite kundër Covid-19 në Greqi, Mitsotakis: Kjo është një metodë shumë premtuese

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një takim me Profesorin Izraelit të Mjekësisë Nadir Arber, I cili ka marrë përsipër trajtimin e ri për koronavirusin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet e fundit në lidhje me fillimin e provave klinike në Greqi të ilaçit izraelit për trajtimin e komplikimeve që sjell Covid.

“Ne po marrim pjesë në këto sprova të reja me shumë kënaqësi. Studimi përdor një metodë të re të transferimit të një ilaçi të ri I cili është bazuar në ekzozome që marrin pjesë në aktivitetin brenda qelizave. Kjo është një metodë shumë premtuese sipas të dhënave të publikuara nga provat klinike në Izrael. Ne po ecim përpara duke kryer provat e Fazës II këtu në Greqi, në të cilat do të vlerësojmë parametra si siguria, dozologjia dhe efikasiteti.”, tha kryeministri i Greqisë.

Ndërsa profesori tha se duhet të qëndrojmë të përulur dhe modestë për të gjithë këtë studim.

“Duhet të qëndrojmë të përulur dhe modestë, por ne jemi vërtet të ngazëllyer. Në fakt, unë dua të theksoj se unë erdha këtu personalisht pasi doja të shihja njerëzit fillimisht dhe pastaj objektet. Ne po flasim për mjekë të shkëlqyerdhe njerëz që kanë frymëzuar besimin tim”, tha Arbër. Trajtimi do të provohet në spitalet Sotiria dhe Attikon në Athinë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img