Administratori i Përgjithshëm i ABC, Idaver Sherifi është larguar pas 3 vitesh e 2 muaj në këtë televizion.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Sherifi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se me punën e tij dhe të ekipit e transformuar tërësisht ABC-në, nga ajo që e gjetën në 2019.
Ndër të tjera ai shkruan se është momenti për t’u larguar, ndërsa u uron suksese pronarëve dhe drejtuesve të rinj.
Kujtojmë që pak javë më parë ABC NEWS është blerë nga biznesmeni i madh në Kosovë Shkëlqim Devolli. E duket se teksa pronarët e ri vijnë ka nisur edhe “firot” në median.
Postimi i plotë i Idaver Sherifi:
3 vjet e 2 muaj më parë nisa rrugëtimin tim në televizionin ABC. Me besimin dhe mbështetjen e pakursyer të investitorit, ndërtuam dita ditës nje ekip fantastik duke e transformuar tërësisht ABC-në, i cili sot është një televizon shumë ndryshe dhe më cilësor nga ai që gjetëm në 2019.
E ribranduam televizionin, bëm ndryshime thelbësore në mbulimin e zhvillimeve dhe raportimin e lajmit; riorganizuam tërësisht programacionin si edhe nisëm nga zeroja me ëeb-in Abcneës.al, duke e kthyer në njërin prej portaleve më të lexuara dhe më cilesor në treg. Prej kohësh tashmë Abcneës.al dhe rrjetet tona sociale janë në krye të listave të treguesve të tregut, ndërsa emisionet kryesore televizive sfidojnë edhe logot më të mëdha në shikueshmëri.
Të drejtosh një televizion në Shqipëri është më e vështirë nga sa mund të duket jashtë zyrës së administratorit. Bashkë me stafin, kemi përjetuar ditë shumë të mira, ashtu edhe të vështira por edhe gjatë këtyre të fundit nuk ka munguar dashamirësia dhe mirëkuptimi, gjë për të cilën u jam shumë mirënjohës dhe falënderues.
Tani është momenti për të thënë që ky rrugëtim mbaron këtu. Falënderoj të gjithë ata që patën besim dhe që na dhanë krah në këtë sipërmarrje mjaft sfiduese, ndërsa pronarëve dhe drejtuesve të rinj u uroj shumë suksese në vijim!
Shihemi diku tjetër!