Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nisin festimet e Ditës së Verës, ja aktivitetet në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Nisin festimet e Ditës së Verës. Që herët në mëngjes, Bulevardi ''Dëshmorët e Kombit'' në Tiranë ishte zbukuruar me lulet simbol të kësaj feste nga Bashkia e Tiranës, po kështu është gati edhe skena ku do të performojnë artistët përballë Kryeministrisë. Tregtarët ambulantë të ballokumeve e pijeve freskuese janë vendosur anash trotuareve për të pritur qytetarët.

Dita e Verës  do të festohet në Tiranë për 6 orë rresht me një larmi aktivitetesh që edhe këtë herë do të vinë të organizuara veç e veç mes bashkisë dhe qeverisë. Policia ndërkohë do të bllokojë rrugët nga Sheshi "Skëndërbej" te sheshi "Nënë Tereza" nga ora 12:00 deri në orën 00:00. Sa i takon aktiviteteve është përcaktuar një axhendë e ngjeshur.

Kështu në orën 10:00-10:30 në sheshin “Skëndërbej” tek Kryeministria.

Banda Frymore e Ushtrisë.

*10:00-11:00 Sheshi përpara TOB te Kryeministria

Ansambli i Këngëve dhe Valleve

*Ora 10:00-12:00 në rrugën “Myslym Shyri”, midis Parkut Rina dhe Ministrisë së Ekonomisë

Aktivitet Sportiv, minifutboll për fëmijë dhe të rinj

*10:00-11:00, Zona përpara Galerisë së Arteve

Instrumentet e Liceut Artistik “Jordan Misja”

*10:00-12:00 Parku Rina në hapësirën pranë Monumentit të Pavarsisë

“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .

Cirku i Tiranës.

*11:00- 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)

Teatri Kombëtar i Kukullave

*10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)

Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere

*11:00 –12:00 – Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.

*10:00 -12:00 – Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Simultane shahu.

*10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

* 10:00-12:00 Muzikë me DJ

* 12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë

* 13:00 – 14:00 Emiliana Torrini

*10:00 – 12:00 – Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”

Basketboll për fëmijë dhe të rinj

*10:00-14:00 – Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).

Panairi i Artizanatit Tiranë. Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.

*16:00 – Qëndra Rinore Tiranë

Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.