Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Nisi sot muaji i Ramazanit, Monika Kryemadhi uron besimtarët: Motra dhe vëllezër myslimanë, paqja dhe mirësia qoftë në zemrat e shtëpitë tuaja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, uron të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e bekuar të Ramazanit.

“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi, dhe uron që “Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”

Mesazhi i Monika Kryemadhit:

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri.

Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img