Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është duke zhvilluar momentalisht një takim me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Ndonëse nuk bëhet e ditur tema e diskutimit, ditët e fundit, Manjani ka ngritur disa herë shqetësimin për gjendjen e gjykatave në Shqipëri dhe vendimet që në disa raste janë abuzive. Ndërkohë Llalla ka bërë disa ndryshime në institucionin që drejton, në kuadër edhe të procesit të dekriminalizimit.