Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nishani sulmon Bashën: Pengu tallet me demokratët! Ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Nishani sulmon Bashën: Pengu tallet me demokratët! Ringremë PD

Ish-presidenti Bujar Nishani sulmon kreun e PD, Lulzim Basha duke e quajtur atë si peng që tallet me demokratët. Nishani thotë se asnjë nen i statutit të PD-së nuk i kërkon Kryetarit, Sekretarit apo Kryesisë të verifikojë emrat e delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar. Ai shprehet i bindur se Kuvendi do të mblidhet në 11 dhjetor, dhe do të shkarkojë Lulzim Bashën.

Shkrimi i Nishanit:

Pengu i Edi Ramës strehuar në zyrat e Partisë Demokratike vijon të fyejë anëtarët e kësaj partie, delegatët e Kuvendit Kombëtar, votuesit e kësaj partie, mijëra burra e gra, djem e vajza që kanë vendosur ta shpëtojnë Partinë Demokratike nga pengmarrja e Edi Ramës.

Të etiketosh ata mijëra delegatë si “letra të mbyllura në kasafortë” tregon edhe njëherë konceptin e pengut mbi partinë dhe moralin politik të tij, të lidhur veç me kasafortën. Pengu nuk i thotë dot publikut se cili nen i statutit i kërkon Kryetarit, Sekretarit apo Kryesisë të verifikojë emrat e delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar? Cili Nen? Nuk ka! Si ne çdo rast verifikimin e prezencës dhe mandatin e delegatëve e realizon Kuvendi Kombëtar ditën që mblidhet. 11 Dhjetori i Ri po afron me shpejtësi!

Çlirimi, ringritja, bashkimi e forcimi i Partisë Demokratike do të nisë dhe pengu do ti njohë më në fund edhe demokratët e vërtetë, të cilët ka refuzuar ti njohë, ti talojë, ti respektojë e nderojë për tetë vite me rradhë. Tani herë i quan “llum” e herë “letra të mbyllur në kasafortë”. 11 Dhjetori do ta ndohmojë edhe pengun të njohë demokratët! Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll