Hapësire reklamuese

Politikë

Nishani s’mori pjesë, Shehaj e braktisi, Marku me kritika; Basha largohet para kohe nga Kuvendi Kombëtar (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike është futur në një amulli të madhe, madje duket sikur është një një krizë ekzistenciale. Sot në orën 10:30 filloi punimet Kuvendi Kombëtar i PD-së, bashkë me kongresin ku u votua për 300/600 kandidatët e zgjedhur për Këshillin Kombëtar.

Shumica e të pranishmëve që morën pjesë drejtuan gishtin nga Rama dhe qeverisja aktuale, duke e bërë fajtore për humbjen e tyre në 25 prill. Mirëpo pati dhe figura të tjera brenda PD, që nuk u bënë palë “show-n” e kolegëve dhe të thurnin lëvdata ndaj kryetarit. Besnikët e kryetarit i qendruan edhe sot besnikë, ndërsa “rebelët” vërshuan me kritika, duke pranuar masakrën zgjedhore, por edhe gabimet e vetë demokratëve brenda familjes së tyre, shkruan Newsbomb.

I pari, kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani refuzoi të merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar, duke lënë bosh karrigen me emrin e tij. Agron Shehaj i cili guxoi të kandidojë përballë Bashës në 13 qershor, ishte i pranishëm, por braktisi Kuvendin pas fjalimit të Bashës, edhe pse vetë ishte përgatitur që të mbante fjalën e tij në foltore.

Edit Harxhi, e cila gjithashtu kandidoi përballë Bashës në 13 qershor nuk ishte pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD. Bëhet me dije se Harxhi nuk kishte ftesë dhe as mandat, ndaj dhe nuk ka qenë e pranishme.

Zëri më kritik ishte deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku i cili theksoi se PD-ja duhet të ndryshojë, pasi në të kundërtën rrezikon që të mbetet në opozitë edhe për 4 vitet e ardhshme, e ndërsa nuk i ka kursyer kritikat as për analizën e humbjes dhe as për propozimet e Bashës, të miratuara sot. Sa i përket analizës së humbjes, Marku tha se ajo është hartuar nga një nga përgjegjësit kryesor të humbjes, siç është Gazment Bardhi, raporton Newsbomb.

Kritik ka qenë edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj i cili tha se ka pasur kandidatë që kanë bërë fushatë individuale. Edhe Tomor Alizoti tha se “fjalimet e gjata që po mbanin kolegëve të tij i ngjajnë ato të partive të punës” e që sipas tij nuk mund të sjellin ndryshimin.

Fatbardh Kadilli gjatë fjalës së tij shenjëstroi kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili nuk ishte i pranishëm në sallë, madje u largua pak sekonda para fjalës së Kadillit. Kadilli nuk i ka kursyer ironit duke iu drejtuar Bashës së shpreson të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por për reflektim.

Mesa duket Basha nuk do ta ketë të lehtë këtë 4-vjeçar, pasi ka shumë nga të vetët, të cilët pasi të mbarojnë së bëri opozitën e pushtetit, do të bëjnë me siguri dhe opozitën e opozitës. Jo për të ndihmuar Ramën, por për më shumë ide, novacion, ripërtëritje, dhe rizgjim të partisë. PD po e sheh veten në një moment dramatik, për vetë strukturat e saj, demokratët, por edhe vetë shqiptarët, që ndryshimin dhe zgjidhjen e problemeve të tyre e shohin me shpresë tek partia më e madhe opozitare në vend, tek Partia Demokratike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll