Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Nishani reflektiv: Kam bërë gabime në emërimin e disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të disa ambasadorëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Bujar Nishani ka bërë për herë të parë bilancin e pesë viteve në presidencë. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, përveç të tjerave, kreu i shtetit lëshoi një alarm që sipas tij vjen nga një raport që i ka bërë SHISH lidhur me përgatitjen e grupeve kriminale për kultivimin e ri të parcelave të kanabisit në vend. “SHISH më ka raportuar se kohët e fundit në Shqipëri janë futur disa tonelata farë të bimës së kanabisit për tu përdorur në sezonin e mbjelljes”. Presidenti Nishani e cilësoi këtë si një alarm kombëtar dhe që duhet të ngrejë në këmbë të gjitha institucionet ligjzbatuese sidomos policinë. Sipas Nishanit këtë informacion e ka edhe policia e shtetit.

Gjatë analizës për ushtrimin e detyrës Nishani për herë të parë pranoi publikisht se ka gabuar për emërimin e disa gjyqtarëve të gjykatës së lartë dhe të disa ambasadorëve. Jam ndjerë i zhgënjyer sepse kasha prishtmëri për punën e tyre por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe pranoj se kam gabuar në emërimin e tyre. Edhe pse gazetarit Qafoku këmbënguli për të bërë publike emrat Nishani nuk pranoi ta bënte këtë.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishte edhe përplasja me kryeministrin Rama. Veç të tjerave Nishani bëri të ditur një fakt që sipas tij nuk e kishte bërë të ditur më parë. “Rreth 8 muaj më parë qeveria ka ndëprerë fondet që bashkëshortja ime në cilësinë e zonjës së parë të bënte bamirësi”, nënvizoi Nishani. “Është një akt i ulët,- tha ai,- që thjesht dëmton ata njerëz që kanë nevojë duke dhënë disa shmebuj që më parë me këto bamirësi ishin shpëtuar jetë njerëzish.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img