Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Nishani reagon për zgjerimin e Greqisë në det: Rama mbron interesat e tyre dhe jo të shqiptarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

0b477ac95c768f2b2ebc57f5bd9f0907

Pala greke ka zyrtarizuar zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, ndaj dhe polemikat në sferën politike në vendin tonë kanë filluar sërish.

Ish-presidenti Bujar Nishani kritikon kryeministrin Rama duke e cilësuar si avokat të interesave të Greqisë dhe jo të interesave të shqiptarëve.

Sipas tij Rama ka për detyrë dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Shënimi i Bujar Nishanit

Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet !!!!!

Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë !

Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë !

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !

Tradhëtia ka Emër !

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img